Durrës/Vihen në pranga 3 shtetas, procedohet në gjendje të lirë 1 shtetas dhe shpallet në kërkim 1 tjetër, për vepra të ndryshme penale.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës vunë në pranga shtetasen E. M., 27 vjeçe, si dhe referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për nënën e 27-vjeçares, shtetasen E. M., 53 vjeçe, të dyja banuese në lagjen nr.1, pasi për motive të dobëta, kanë goditur me send të fortë (shkop), fqinjin e tyre 78-vjeçar.
Po këta specialistë, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Kurbin, arrestuan shtetasit D. Ll., 35 vjeç dhe M. L., 41 vjeç, si dhe shpallën në kërkim shtetasin F. R., 35 vjeç, të tre banues në Laç, pasi në lagjen nr. 17, kanë vjedhur një motomjet. Vijon puna për kapjen e 35-vjeçarit.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.