Durrës – Vihen në pranga 3 shtetas, procedohen penalisht 2 të tjerë

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës proceduan penalisht shtetasit G. V., 24 vjeç dhe A. V., 31 vjeç, të dy banues në Durrës, pasi gjatë një konflikti për motive të dobëta kanë goditur me grushte dhe mjet prerës shtetasit P. M., D. M. dhe R. M., banues në Durrës. Gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin që përdornin shtetasit e arrestuar, u gjet dhe u sekuestrua një sasi fishekësh manovër.

Nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Shijak janë vënë në pranga shtetasit:

M. K., 62 vjeç, banues në Shijak, për veprat penale “Vjedhja” dhe “Drejtim automjeti në mënyrë të parregullt”, pasi dyshohet se i ka vjedhur automjetin shtetasit A. K. 62-vjeçari është kapur nga shërbimet e Policisë, duke drejtuar mjetin, në gjendje të dehur;

F. L., 43 vjeç, banues në Sallmone, Shijak, pasi më datë 27.12.2021, dyshohet se ka vjedhur një sasi parash, në servisin e shtetasit E. Sh.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin F. H., pasi është kapur nga shërbimet e Policisë, duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.