Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës arrestuan në flagrancë, për veprën penale “Dhuna në familje”, shtetasin M. Xh., 67 vjeç, banues në Durrës, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.
Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë, për veprën penale “Drejtimi i mjeteve në mënyrë të parregullt”, shtetasit L. L., 41 vjeç, banues në Durrës dhe B. D., 23 vjeç, banues në Tiranë, pasi u kapën nga shërbimet e Policisë, duke drejtuar automjetet përkatëse, në gjëndje të dehur.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.