Durrës/Vihen në pranga 3 shtetas, për vepra të ndryshme penale, 2 prej tyre të shpallur në kërkim.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Plazh arrestuan në flagrancë shtetasin ukrainas A. S., 28 vjeç, pasi gjatë tentativës për të hyrë në mënyrë të kundërligjshme, në Shtëpinë e Pushimit të Ministrisë së Brëndshme, ka kundërshtuar me forcë, punonjësin e Policisë të ngarkuar për ruajtjen e zonës. Gjatë kontrollit fizik, 28-vjeçarit iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi e vogël lënde e dyshuar narkotike kanabis.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës ndaluan dhe vunë në pranga shtetasin e shpallur në kërkim N. B., 23 vjeç, banues në Durrës, pasi Gjykata e Apelit Durrës e ka dënuar me 2 vjet e 7 muaj burgim, për veprën penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me dhunë me të mitur të moshës 14-18 vjeç “.
Strukturat operacionale të DVP Durrës ndaluan dhe vunë në pranga shtetasin e shpallur në kërkim E. H., 30 vjeç, banues në Durrës, pasi dyshohet se ka vjedhur një shumë parash, në subjektin privat (kompani) ku punonte.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.