Durrës – Vihen në pranga 3 shtetas

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës ndaluan shtetasin në kërkim D. K., 31 vjeç, banues në Shkallnur, Durrës, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Durrës e ka dënuar me 3 muaj burg, për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.

Po nga specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Durrës u arrestuan në flagrancë shtetasit:

M. T., 43 vjeç, banues në Durrës, për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, pasi gjatë gjatë kohës që ka qenë duke punuar me fadromë në ambientet e punës së tij, është dëmtuar në dorë, shtetasi H. S., banues në Durrës, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën;

I. M., banues në Durrës, pasi ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj bashkëshortes dhe nipit të tij.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.