Durrës/Vihen në pranga 2 shtetas dhe procedohen penalisht 2 shtetas të tjerë, për vepra të ndryshme penale.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Krujë bënë ndalimin e shtetasit të shpallur në kërkim T. K., 38 vjeç, banues në Krujë, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Krujë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shijak ndaluan shtetasin O. Sh., 28 vjeç, banues në Shijak, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës ka caktuar për 28-vjeçarin, masën e sigurisë “Arrest në burg”, në kuadër të veprimeve hetimore të zhvilluara pas kallëzimit të marrë nga një shtetase (nëna e 28-vjeçarit), se shtetasi O. Sh. i kishte hequr lirinë në mënyrë të kundërligjshme dhe kishte ushtruar dhunë ndaj saj.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Plazh referuan materialet në Prokurori për shtetaset D. D., 37 vjeçe, banuese në Durrës dhe L. W., 25 vjeçe, banuese në Poloni, pasi dyshohet se nëpërmjet mashtrimit, i kanë marrë një shumë parash, një shtetaseje 64 vjeçe, banuese në Poloni dhe nuk ia kanë kthyer më.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.