Durrës – U konstatua duke ushtruar aktivitet me muzikë, procedohet penalisht dhe ndëshkohet me masë administrative pronari i subjektit. Bien në prangat e Policisë 2 shtetas, për vepra të ndryshme penale

U konstatua duke ushtruar aktivitet me muzikë, procedohet penalisht dhe ndëshkohet me masë administrative pronari i subjektit.

Bien në prangat e Policisë 2 shtetas, për vepra të ndryshme penale.

Shërbimet e Stacionit të Policisë Plazh vijojnë kontrollet për zbatimin e planit të masave për garantimin e rendit dhe qetësisë publike dhe monitorimin e lokaleve që vijojnë organizimet me muzikë pas orarit të përcaktuar për mbyllje, në kundërshtim me masat anticovid të vendosura nga organet kompetente.

Në vijim të kontrolleve, shërbimet e Policisë kanë proceduar penalisht për veprën penale “Prishja e qetësisë publike”, shtetasin G. T., 27 vjeç, banues në Durrës, pronar i një subjekti në lagjen nr. 13, Plazh, Durrës, pasi u konstatua duke vijuar organizimin e aktivitetit me muzikë në subjektin e tij, pas orarit të përcaktuar në aktin normativ për zhvillimin e aktiviteteve.

Gjithashtu, për këtë subjekt, shërbimet e Policisë kanë vendosur masën administrative 1.000.000 lekë.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës arrestuan në flagrancë për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Vjedhja e energjisë elektrike”, shtetasin P. A., 44 vjeç, banues në Durrës, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij. Gjatë kontrollit të kryer nga punonjësit e OSHEE-së, në banesës e tij u konstatua lidhje e paligjshme e energjisë elektrike.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin V. L., 40 vjeç, banues në Durrës, pasi u konstatua në lagjen nr. 14, Durrës, duke drejtuar mjetin pa leje drejtimi.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.