Durrës – Policia Rrugore vijon kontrollet intensive

Policia Rrugore vijon kontrollet intensive në të gjitha akset rrugore të qarkut, për rritjen e parametrave të sigurisë rrugore. Kontrollet e shtuara kanë për qëllim evidentimin dhe ndëshkimin e shkelësve të Kodit Rrugor, që janë rrezik potencial për përfshirje në ngjarje rrugore.

Gjatë një jave, si rezultat i kontrolleve të shtuara, në kuadër të masave për rritjen e parametrave të sigurisë rrugore, duke përdorur pajisjet logjistike bashkëkohore, nisur dhe nga denoncimet e qytetarëve, për shkelje të ndryshme rrugore:

-janë arrestuar 3 drejtues mjetesh dhe janë proceduar në gjendje të lirë 3 të tjerë, për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”;

-janë pezulluar në total, 46 leje drejtimi, nga të cilat 43 për tejkalim të normave të shpejtësisë dhe 3 të tjera, për drejtim të mjetit, nën ndikimin e alkoolit dhe për shkelje të tjera të Kodit Rrugor.

Kontrollet vijojnë në çdo aks rrugor.

Policia Rrugore e Durrësit apelon për drejtuesit e mjeteve që të respektojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor, të shmangin përdorimin e celularit gjatë drejtimit të mjetit dhe drejtimin e mjetit, nën efektin e alkoolit. Ftojmë të gjithë qytetarët që të denoncojnë në numrin pa pagesë 112, çdo rast të shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor, duke iu garantuar reagim të shpejtë.