Finalizohet operacioni “Ekstradimi”, zhvilluar nga Sektori për Hetimin e Narkotikëve në DVP Durrës, në bashkëpunim me Interpol Tirana.
Kapet dhe arrestohet, me qëllim ekstradimi drejt Italisë, i kërkuari për trafikim të drogave të forta dhe pjesëmarrje në organizatë kriminale.
Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në D.V.P Durrës, pas informacioneve të marra në rrugë operative dhe një punë të mirëorganizuar, në kuadër të operacionit “Ekstradimi”, bënë të mundur kapjen dhe arrestimin, me qëllim ekstradimi drejt Italisë, të shtetasit S. J., banues në Durrës.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma, pasi Gjykata e Cagliarit, Itali, me vendimin Nr.7855/17, datë 17.07.2019 ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Drogë, Kokainë, Organizatë kriminale” parashikuar nga Kodit Penal Italian.
Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, po vijon veprimet për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë.