Nga specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Durrës u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit K. B., 23 vjeç, banues në Shijak, për veprat penale “Përndjekja” dhe “Heqja e paligjshme e lirisë”.
Arrestimi i tij u bë pasi ka bërë kallëzim shtetasja M. S., banuese në Shijak, se shtetasi K. B., i cili e përndiqte në mënyrë të vazhdueshme, e ka marrë me forcë në automjetin e tij, pa dëshirën e saj.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.