Sekuestrohen 22 doza lëndë narkotike Cannabis Sativa.
Në pranga shpërndarësi i lëndës narkotike.
Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative se një shtetas merrej me shpërndarje të lëndëve narkotike në doza të vogla, kanë organizuar punën për kapjen e tij.
Si rezultat u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit Xh.B., 19 vjeç, banues në Durrës.
Gjatë kontrollit fizik , shërbimet e Policisë i gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 22 doza me lëndë narkotike Cannabis sativa të futura në qese farmaceutike gati për shitje.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale” Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”.