Durrës/Goditet një tjetër rast i shpërndarjes në doza, të drogave të forta.
Shpërndante lëndë të dyshuar narkotike kokainë, të ndarë në doza, arrestohet në flagrancë 31-vjeçari, të cilit gjatë arrestimit iu gjet edhe një mjet prerës (biçak).
Sekuestrohen në cilësinë e provës materiale dozat e dyshuara të lëndës narkotike kokainë dhe mjeti prerës (biçak).
Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve të DVP Durrës, si rezultat i kontrolleve në të gjithë territorin e qarkut, të mbështetura nga inteligjenca informative, kanë konstatuar dhe goditur një tjetër rast të shpërndarjes në doza të drogave të forta, për të cilin u arrestua në flagrancë shtetasi S. S., 31 vjeç, banues në lagjen nr. 15, Durrës.
Gjatë kontrollit, 31-vjeçarit iu gjet dhe iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale, një sasi lënde e dyshuar narkotike kokainë, e ndarë në disa doza, të gatshme për shitje.
Në momentin e arrestimit shtetasi S. S. mbante edhe një mjet prerës (biçak) që gjithashtu iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.