Durrës – Arrestohet 1 shtetas, shpallet në kërkim 1 tjetër

Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin M. Ç., 63 vjeç, banues në lagjen nr. 18 Durrës, pasi u kap nga shërbimet e Policisë, duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.

Nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës u bë shpallja në kërkim e shtetasit A. H., 53 vjeç, banues në lagjen nr.13 Durrës, për veprën penale “Ndotja e ajrit”, pasi ka hedhur në anë të rrugës, mbetje shtazore që shkaktojnë ndotje të ajrit. Punohet për kapjen e tij.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.