Durrës – Arrestohen në flagrancë nga Policia Rrugore dy drejtues mjetesh. Ndalohet dhe një 27-vjeçar në kërkim kombëtar për veprën penale “Mashtrimi”

Nga Specialistët e Policisë Rrugore Durrës u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit E.A.,23 vjeç, banues në Nikël, Krujë. Ky shtetas më datë 09.11.2019 duke drejtuar mjetin tip “Reno” është përplasur me motoçikletën tip “Lifan”, ku për pasojë janë lënduar tre shtetas të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.

Gjithashtu po nga shërbimet e Policisë Rrugore në kuadër të kontrolleve për evidentimin dhe ndëshkimin ligjor të atyre shtetasve që drejtojnë mjetet në gjendje të dehur, është evidentuar dhe arrestuar në flagrancë shtetasi: L.R., 34 vjeç, banues në Tiranë. Ky shtetas u kostatua nga Shërbimet e Policisë Rrugore, duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkulkimit rrugor” dhe “Drejtimi i automjeteve në gjëndje të dehur.

Specialistët e Hetimit të Krimit Ekonomik dhe Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë penale ndaluan shtetasin: S.K.,27 vjeç, banues në Tiranë. Këtë shtetas, Gjykata e Shkallës Durrës, me vendimin Nr 547 datë 17.07.2017, e ka dënuar me 3 vite burg për veprën Penale “Mashtrimi”.