Durrës – Arrestohen në flagrancë 3 shtetas, për vepra të ndryshme penale

Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik – Financiar arrestuan në flagrancë për veprat penale “Falsifikim i letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave” dhe “Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve”, shtetasin egjiptian M. A., 27 vjeç, pasi në PKK Port Durrës, ka tentuar të kalojë kufirin me dokumente të falsifikuara.
…..

Specialistët e Qarkullimit Rrugor në DVP Durrës arrestuan në flagrancë për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”, shtetasit:

D. K., 20 vjeç dhe S. P., 25 vjeç, pas i mbrëmjen e djeshme, në Shijak, mjeti tip “Benz” me drejtues shtetasin D. K. është përplasur me motomjetin tip “Honda” me rimorkio, me drejtues shtetasin S. P. Si pasojë e përplasjes është dëmtuar drejtuesi i motomjetit dhe 7 personat që ndodheshin në rimorkio, shtetasit N. P., 54 vjeçe, A. P., 20 vjeçe, D. P., 22 vjeçe, L. P., 23 vjeçe dhe fëmijët A. D., K. D. dhe L. D., të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Materialet kaluan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.