Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë – Vihen në pranga 2 shtetas

Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë

Komisariati i Policisë Vlorë arrestoi shtetasin A. S., 28 vjeç, banues në Vlorë, pasi është konstatuar jashtë banesës, duke thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” të vendosur nga Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë.

Seksioni i Policisë Rrugore në Sarandë arrestoi shtetasin I. M., 23 vjeç, banues në Prishtinë, pasi ditën e djeshme, në aksin rrugor Delvinë-Sarandë, duke drejtuar automjetin pa leje drejtimi, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe si pasojë ka dalë nga rruga dhe ka marrë dëmtime, jashtë rrezikut për jetën.

Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.