Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë
Komisariati i Policisë Vlorë ndaloi shtetasen A. H., 34 vjeçe, banuese në Vlorë, pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, me vendimin e datës 08.02.2024, e ka dënuar me 2 muaj burgim, për veprën penale “Vjedhja”.
Stacioni i Policisë Selenicë referoi materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin V. D., 42 vjeç, pasi në fshatin Armen, 2 mjete të tonazhit të rëndë, të firmës së këtij shtetasi, dyshohet se po kryenin gërmime në shtratin e lumit Shushicë, në tejkalim të lejes për këtë veprimtari.
Komisariati i Policisë Himarë referoi materialet në Prokurori, pasi shtetasi Gj. P., 30 vjeç, banues në Borsh, dyshohet se është vetëdëmtuar me një armë zjarri që e kishte prodhuar në mënyrë artizanale. Aktualisht është jashtë rrezikut për jetën.
Komisariati i Policisë Sarandë referoi materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin E. M., 24 vjeç, administrator i një lokali në Ksamil, pasi gjatë kontrolleve të ushtruara u konstatua muzikë e lartë në lokal, që shkaktonte ndotje akustike.
Materialet iu referuan prokurorive, për veprime të mëtejshme.