Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë
Komisariati i Policisë Vlorë referoi materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasit V. B., F. B. dhe M. R., pasi ditën e djeshme, në Radhimë, dyshohet se kanë goditur me grushte shtetasin D. B., për motive të dobëta. Gjithashtu, nisi procedimi penal për shtetasin D. B. dhe punohet për kapjen e shtetasve A. B., E. B. dhe J. B., pasi dyshohet se gjatë konfliktit, kanë dëmtuar me mjete të forta, automjetin e shtetasit V. B.
Po ky komisariat referoi materialet në Prokurori, pasi në fshatin Xhuerinë, Vlorë, më datë 06.07.2024, shtetasja R. K., 80 vjeç, dyshohet se në kushte depresioni, ka konsumuar fotoksinë, në banesë, dhe si pasojë ka humbur jetën në spital.
Komisariati i Policisë Himarë referoi materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin R. B., 35 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka bërë kallëzim një shtetas, se 35-vjeçari e ka dhunuar fizikisht, në Livadh.
Komisariati i Policisë Sarandë referoi materialet në Prokurori dhe shpalli në kërkim shtetasin E. M., 37 vjeç, banues në Sarandë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj babait të tij.
Komisariati i Policisë Delvinë arrestoi në flagrancë shtetasin A. B., 36 vjeç, banues në Delvinë, pasi dyshohet se ka vjedhur shumën 25 000 lekë, në një banesë në lagjen “9 Tetori”, Delvinë. Shuma e parave e vjedhur u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Sektori i Policisë Rrugore i DVP Vlorë arrestoi shtetasin A. F., 35 vjeç, banues në Vlorë, pasi është konstatuar duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.
Seksioni i Policisë Rrugore në Sarandë arrestoi shtetasin italian G. A., 31 vjeç, banues në Itali, pasi është konstatuar duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.
Materialet iu referuan prokurorive, për veprime të mëtejshme.
Informacion paraprak/Sot, në lagjen “10 Korriku”, Vlorë, dyshohet se aksidentalisht ka rënë në kontakt me rrymën elektrike, në oborrin e banesës, shtetasja Xh. B., 29 vjeçe, e cila si pasojë ka humbur jetën. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.