Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë
Në vijim të informacionit paraprak të dhënë më datë 24.06.2024, informojmë se Komisariati i Policisë Sarandë referoi materialet në Prokurori, pasi në afërsi të Portit Detar Sarandë, dyshohet se ka humbur jetën si pasojë e një shpërthimi, ndërkohë që notonte në det, pranë gomones së tij, shtetasi A. N., 52 vjeç, banues në Sarandë. Në vijim, pritet akti i ekspertimit per arsyen e shperthimit. Ndërkohë, në drejtimin e Prokurorisë, vijon puna për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë ligjor të rrethanave të ngjarjes.
Gjithashtu, Komisariati i Policisë Sarandë arrestoi shtetasin V. H., 66 vjeç, banues në Ksamil, pasi dyshohet se për motive pronësie, ka goditur me grushte dhe shkelma, nipin e tij, shtetasin A. N., 44 vjeç dhe bashkëshorten e 44-vjeçarit.
Sektori i Policisë Rrugore i DVP Vlorë referoi materialet në Prokurori ku nisi procedimin penal për shtetasin S. D., 59 vjeç, pasi ditën e djeshme, në afërsi të fshatit Cerkovinë, automjeti që drejtonte është përplasur me një mjet traktor me drejtues shtetasin R. L. Si pasojë janë dëmtuar drejtuesi i traktorit dhe pasagjerja në këtë mjet.
Materialet procedurale i kaluan prokurorive, për veprime të mëtejshme.