Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë
Komisariati i Policisë Sarandë
- referoi materialet në Prokurori dhe shpalli në kërkim shtetasin A. R., 21 vjeç, banues në Sarandë, pasi dyshohet se ka kryer punime ndërtimi, pa lejen e organeve kompetente, në lagjen nr. 3, Sarandë;
- referoi materiale në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin F. M., 23 vjeç, banues në Tiranë, pasi gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i gjetën dhe sekuestruan një sasi lënde narkotike cannabis.
Seksioni i Policisë Rrugore i këtij Komisariati:
- arrestoi shtetasin G. Q., 65 vjeç, banues në Gjirokastër, pasi është konstatuar nga shërbimet e Policisë, duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur;
- arrestoi shtetasin D. B., 25 vjeç, banues në Holandë, pasi është konstatuar nga shërbimet e Policisë, duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur;
- arrestoi shtetasin A. F., 34 vjeç, banues në Itali, pasi është konstatuar nga shërbimet e Policisë, duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.
Sektori i Policisë Rrugore, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale të DVP Vlorë, kapi dhe ndaloi shtetasin G. S., 46 vjeç, banues në Vlorë, pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë i ka caktuar masën “Arrest në burg”, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.
Komisariati i Policisë Vlorë referoi materialet në Prokurori, për shtetasin D. Ç., pasi ka bërë kallëzim shtetasi F. R., 29 vjeç (gazetar i emisionit investigativ “Piranjat”), se më datë 18.06.2024, në ambientet e një subjekti privat, administratori i subjektit, shtetasi D. Ç., e ka goditur fizikisht dhe i ka dëmtuar pajisjet e xhirimit.
Materialet iu referuan prokurorive, për veprime të mëtejshme.