Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë
Komisariati i Policisë Sarandë:
- Arrestoi shtetasin R. Z., 42 vjeç, banues në Sarandë, pasi dyshohet se për shkak të detyrës ka goditur topografin e Bashkisë Sarandë shtetasin S. M., 30 vjeç.
-Arrestoi shtetasin H. S., 38 vjeç, banues në Delvinë, pasi gjatë kontrollit në automjetin që ky shtetas drejtonte iu gjetën dhe sekuestruan doza me lëndë narkotike kokainë.
- Referoi materiale në Prokurori dhe shpalli në kërkim shtetasin A. V., 35 vjeç, banues në Berat, pasi ndaj tij ka kallëzuar shtetasi S. S., se 35-vjeçari me anë të mashtrimit i ka marrë shumën 50,000 lekë dhe 500 euro.
Komisariati i Policisë Vlorë:
- Referoi materiale në Prokurori dhe nisi procedimin penal për shtetasit E. Ç., 40 vjeç dhe T. M., 41 vjeç, pasi për motive të dobëta janë konfliktuar dhe kanë kanosur me fjalë njëri-tjetrin.
Seksioni i Policisë Rrugore:
- Arrestoi shtetasin G. B., 51 vjeç, banues në Vlorë, pasi në lagjen “Uji i Ftohtë”, duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur, është përplasur me një automjet tjetër, ku si pasojë është dëmtuar lehtë një pasagjere në të, si dhe janë shkaktuar dëme materiale.
- Arrestoi shtetasin N. M., 66 vjeç, banues në Vlorë, pasi u konstatua nga shërbimet duke drejtuar motomjetin pa leje drejtimi dhe në gjendje të dehur.
- Referoi materiale në Prokurori dhe nisi procedimin penal për shtetasin A. B., 44 vjeç, banues në Vlorë, pasi duke drejtuar automjetin, në rrugën Ali Demi, Vlorë, ka aksidentuar shtetasen G. Dh., këmbësore, e cila aktualisht ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Materialet u referuan Prokurorive për veprime të mëtejshme.