Sektori i Policisë Rrugore arrestoi shtetasin B. Z., 22 vjeç, banues në fshatin Grizhë, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.
Komisariati i Policisë Vau i Dejës referoi materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit:
-N. N., 27 vjeç, banues në fshatin Mali i Jushit, pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka kanosur një 38-vjeçar dhe ka goditur atë, me grusht;
-F. B., 60 vjeç, banues në fshatin Krajen, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.
Statcioni I Policisë Velipojë referoi materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin L. V., 23 vjeç, banues në fshatin Gomsiqe e Re, pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka goditur me grushte një 41-vjeçar.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.