Seksioni i Krimeve Ekonomiko-Financiare referoi materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin A. M., 38 vjeç, banues në Tiranë, pasi nga verifikimet e kryera në lokalin e tij, rezultoi se kishte punonjës të paregjistruar dhe se lëshoheshin fatura të pafiskalizuara.
Sektori për Hetimin e Narkotikëve i DVP Shkodër referoi materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasit A. T., 21 vjeç, dhe E. P., 22 vjeç, të dy banues në Shkodër, pasi nga kontrollet, iu gjetën sasi të vogla lënde narkotike cannabis sativa.
Sektori i Policisë Rrugore referoi materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin S. P., 69 vjeç, pasi në aksin rrugor “Lezhë-Shkodër”, automjeti që drejtonte ky shtetas, është përplasur me autobusin që drejtonte shtetasi P. Th., 42 vjeç, banues në Pukë. Si pasojë është dëmtuar lehtë një pasagjere në automjetin që drejtonte shtetasi S. P..
Komisariati i Policisë Vau i Dejes referoi materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit Gj. K., 61 vjeç dhe D. K., 64 vjeçe, të dy banues në fshatin Barbullush, pasi dyshohet se për motive pronësie, janë konfliktuar verbalisht me njëri-tjetrin.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.