Drejtoria Vendore e Policisë Korçë – Vihet në pranga 1 shtetas, procedohet penalisht 1 tjetër

Drejtoria Vendore e Policisë Korçë

Komisariati i Policisë Korçë arrestoi në flagrancë shtetasin O. D., 42 vjeç, banues në Korçë, pasi në lagjen nr. 15, Korçë, ka tentuar të vjedhë dy automjete të parkuara, duke dëmtuar xhamat e tyre.

Komisariati i Policisë Pogradec referoi materialet në Prokurori ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin B. S., 41 vjeç, banues në fshatin Grunjas, Pogradec, pasi me vetëgjyqësi nuk ka pranuar të lirojë banesën e një 69-vjeçari.

Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë.