Drejtoria Vendore e Policisë Korçë – Procedohen penalisht 3 shtetas

Drejtoria Vendore e Policisë Korçë

Seksioni për Hetimin e Narkotikve referoi materialet në Prokurori ku filloi procedimi penal për shtetasin R. Gj., 19 vjeç, banues në Maliq, pasi në fshatin Drithas, gjatë kontrollit fizik, iu gjet një sasi lënde e dyshuar narkotike cannabis sativa, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Komisariati i Policisë Devoll referoi materialet në Prokurori ku filloi procedimi penal për shtetasit:

-S. B., 38 vjeç, banues në Bilisht, pasi dyshohet se ka fyer në komunikimet me celular, një 36-vjeçare;

-A. H., 54 vjeç, banues në fshatin Vidohovë, Devoll, pasi u konstatua duke kryer punime ndërtimi, pa leje.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë.