Komisariati i Policisë Devoll arrestoi në flagrancë shtetasin F. Sh., 64 vjeç, banues në fshatin Pilur, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një 17-vjeçare.
Komisariati i Policisë Maliq arrestoi në flagrancë shtetasin A. Sh., 27 vjeç, banues në fshatin Këmthekër, pasi ka dhunuar nënën e tij, e cila u pajis me urdhër mbrojtjeje.
Komisariati i Policisë Pogradec referoi materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin A. D., 81 vjeç, banues në Pogradec, pasi ditën e djeshme, ka vjedhur një celular në ambientet e një farmacie. Celulari u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Komisariati i Policisë Korçë referoi materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin A. B., 45 vjeç, banues në Korçë, pasi ditën e djeshme, gjatë zhvillimit të ndeshjes së futbollit “Skënderbeu-Elbasani”, ka hedhur lëndë piroteknike në ambientet e brendshme të stadiumit “Skënderbeu”.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.