Shërbimet e PKK Kapshticë referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin D. C., 61 vjeç, banues në Yzberisht, pasi në hyrje të RSh-së, në kamionin që drejtonte ky shtetas, u gjetën të fshehur 2 emigrantë që dyshohet se po ndihmoheshin nga 61-vjeçari, për të kaluar ilegalisht kufirin.
Komisariati i Policisë Devoll referoi materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin P. O., 65 vjeç, banues në fshatin Gracë, pasi si pasojë e zjarrit që dyshohet se ka ndezur në fshatin Hoçisht, janë djegur sipërfaqe toke dhe pemë frutore në pronësi të shtetasve të tjerë.
Komisariati i Policisë Pogradec referoi materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin H. Ç., pasi dyshohet se për shkak të një konflikti për motive pronësie, ka kanosur vëllanë e tij, duke i lënë një fishek luftarak te dera e banesës.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.