Drejtoria Vendore e Policisë Korçë, gjatë 24 orëve të fundit

Sektrori i Policis Rrugore arestoi në flagrancë shtetasit:

K. Q., 31 vjeç, banues në fshatin Zvirinë, Maliq, pasi në aksin “Korçë-Pogradec”, automjeti tip “Opel”, që drejtonte në gjendje të dehur, është përplasur me një automjet tip “Benz”. Nga përplasja e automjeteve janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

A. I., 50 vjeç, banues në Pogradec, pasi në afërsi të fshatit Leshnicë, Pogradec, automjeti tip “Peugeot”, që drejtonte në gjendje të dehur, është përplasur me 3 automjete të tjera, që ishin të parkuara. Nga përplasja e automjeteve janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

D. M., 44 vjeç, banues në Korçë, pasi në aksin “Korçë-Voskopojë”, automjeti tip “Volkwagen”, që drejtonte në gjendje të dehur, është përplasur me një automjet tjetër tip “Volkswagen”. Nga përplasja e automjeteve janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Po nga këto struktura u referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin B. L., 25 vjeç, banues në Ersekë, pasi në aksin ” Korçë-Leskovik”, duke drejtuar automjetin tip “Benz”, ka aksidentuar lehtë një 63-vjeçar.

Në vijim të informacionit paraprak të dhënë ditën e djeshe ju informojmë se Sektori i Policisë Rrugore referoi materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin F. M., 28 vjeç, banues në fshain Turan, Korçë.

Komisariati i Policisë Pogradec referoi materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasit K. T., 22 vjeç dhe B. F., 56 vjeç, banues në Pogradec, pasi për motive të dobëta janë konfliktuar me njëri-tjetrin.

Më datën 09.08.2024, shtetësja E.B., 86 vjeç, banuese në Korçë, ka kallzuar se një person i paindetifikuar ka tentuar ti hapi me forcë derën e banesës së saj. Punohet për indetifikimin dhe kapjen e autorit/ve.