Drejtoria Vendore e Policisë Korçë
Komisariati i Policisë Maliq arrestoi në flagrancë shtetasin O. Gj., 25 vjec, banues në Durrës, pasi dyshohet se ka kultivuar disa bimë narkotike, në fshatin Dushar.
Komisariati i Policisë Korçë arrestoi në flagrancë shtetasit:
-S. K., 47 vjeç, banues në Korçë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj djalit të tij;
-S. T., 24 vjeç, banues në fshatin Bulgarec, pasi dyshohet se duke qenë në efektin e alkoolit, është konfliktuar me disa shtetas. Nga verifikimet e kryera rezultoi se 24-vjeçari aktualisht ishte me masë sigurie “Arrest në shtëpi”, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”.
Komisariati i Policisë Pogradec arrestoi në flagrancë shtetasin U. B., 23 vjeç, banues në Pogradec, pasi ka kanosur 2 shtetas. Më tej, pas verifikimeve rezultoi se ky shtetas drejtonte automjet, pa leje drejtimi.
Komisariati i Policisë Pogradec referoi materialet në Prokurori, ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin I. M., 30 vjeç, banues në fshatin Blacë, pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka dëmtuar me një send të fortë, automjetin e një 36-vjeçari.
Komisariati i Policisë Maliq referoi materialet në Prokurori, ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin R. B., 64 vjeç, banues në Korçë, pasi gjatë punimeve për shtrimin e një rruge në Maliq, nga firma që administron ky shtetas, janë shkaktuar zhurma që kanë prishur qetësinë publike.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.