Drejtoria Vendore e Policisë Korçë, gjatë 24 orëve të fundit

Drejtoria Vendore e Policisë Korçë

Komisariati i Policisë Korçë arrestoi në flagrancë shtetasit E .T. dhe M. R., banues në Korçë, pasi dyshohet se shtetasi E. T. është është konfliktuar fizikisht me njerkun e tij, shtetasin M. R. Gjithashtu, dyshohet se shtetasi E. T. ka ushtruar dhunë ndaj nënës së tij.

Komisariati i Policisë Pogradec referoi materialet në Prokurori ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:

-F. A., 57 vjeç, banues në fshatin Udënisht, Pogradec, pasi dyshohet se ka kanosur me fjalë, një 34-vjeçar;

-Sh. P., 50 vjeç, banues në Tiranë, pasi në zonën e Udënishtit, ka shkuar në mënyrë të përsëritur për të bërë plazh me vetëgjyqësi, në një zonë plazhi në përdorim nga një 45-vjeçar, me pretendimin se është plazh publik.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.