Drejtoria Vendore e Policisë Gjirokastër
-Komisariati i Policisë Përmet referoi materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin K. K., 38 vjeç, banues në Përmet, pasi në aksin rrugor “Këlcyrë-Përmet”, u konstatua duke transportuar rreth 8m³ gurë, pa dokumentacionin përkatës, me një kamionin që e drejtonte pa leje drejtimi.
-Seksioni për Hetimin e Narkotikëve referoi materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin M. K., 29 vjeç, banues në Greqi, pasi ditën e djeshme, në PKK Kakavijë, në dalje, gjatë kontrollit fizik, iu gjet një sasi e vogël lënde narkotike cannabis sativa, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Në vijim të informacionit paraprak të dhënë ditën e djeshme, për aksidentin e ndodhur në aksin rrugor “Gjirokastër-Tepelenë”, në vendin e quajtur “Shkalla e Zezë”, informojmë se Sektori i Policisë Rrugore referoi materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin L. C., 37 vjeç, banues në Tepelenë, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.
Përmet/Në lidhje me një video të postuar në një portal, për dëmtimin e varreve në fshatin Kutal, informojmë se nga veprimet hetimore të kryera ka rezultuar se dëmtimet janë kryer nga një shtetas i mitur. Policia po kryen veprimet procedurale, si dhe referoi materialet në Prokurori, për veprën penale “Dhunimi i varreve”.