Drejtoria Vendore e Policisë Gjirokastër
Komisariati i Policisë Gjirokastër referoi materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin E. Sh., 49 vjeç, banues në Gjirokastër, pasi ditën e djeshme, ka penguar punonjësit e Përmbaruesit Gjyqësor Shtetëror për kryerjen e ekzekutimit të vendimit të Gjykatës Gjirokastër.
Sektori i Qarkullimit Rrugor arrestoi në flagrancë shtetasin A. K., 51 vjeç, banues në Gjirokastër, pasi u konstatua duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.
Në vijim të veprimeve procedurale në lidhje me aksidentin rrugor, të ndodhur ditën e djeshme, në bulevardin “18 shtatori”, u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin F. S., 23 vjeç, banues në Gjirokastër, pasi automjeti që ky shtetas drejtonte ka aksidentuar një 64-vjeçar (këmbësor), i cili është jashtë rrezikut për jetën.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.