Drejtoria Vendore e Policisë Fier/Procedohen penalisht 3 shtetas

Drejtoria Vendore e Policisë Fier

Identifikohen dhe procedohen penalisht 2 autorë të dyshuar për zjarrvënie.

Komisariati i Policisë Mallakastër referoi materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin Q. M., banues në fshatin Hekal, pasi dyshohet se ka ndezur zjarr për djegien e mbeturinave, në pronën e tij, dhe nga përhapja e flakëve janë djegur disa pemë arre në pronën e një shtetasi tjetër.

Komisariati i Policisë Fier referoi materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin L. L., 62 vjeç, pasi dyshohet se ka ndezur zjarr afër banesës së tij, për të djegur mbeturinat, dhe nga përhapja e flakëve janë djegur 120 pemë ulliri.

-Gjithashtu, Komisariati i Policisë Fier referoi materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasen R. S., 32 vjeçe, banuese në Fier, pasi ka ushtruar dhunë ndaj djalit të saj të mitur.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.