Drejtoria Vendore e Policisë Fier
Policia Rrugore referoi materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:
-A. M., 59 vjeç, banues në fshatin Grykë, pasi duke drejtuar pa leje drejtimi, një motomjet pa targa, ka humbur kontrollin dhe motomjeti ka dalë nga rruga;
-një shtetas të mitur, 17 vjeç, pasi duke drejtuar automjetin, pa leje drejtimi, ka humbur kontrollin, dhe automjeti ka dalë nga rruga. Si pasojë, është dëmtuar lehtë 17-vjeçari.
Komisariati i Policisë Divjakë referoi materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. B., 28 vjeç, banues në fshatin Gërmenjë e Vogël, pasi dyshohet se ka hedhur në tokë një bisht cigareje dhe si pasojë është djegur një sipërfaqe toke.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.