Komisariati i Policisë Fier arrestoi shtetasin Q. H., 31 vjeç, banues në fshatin Cakran, pasi nga kontrollet në bashkëpunim me specialistët e OSHEE-së, u konstatua lidhje e paligjshme e energjisë elektrike në një ambjent në pronësi të këtij shtetasi.
Policia Rrugore referoi materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:
-P. M., 60 vjeç, banues në fshatin Drizë dhe V. T., 62 vjeç, banues në Lushnjë, pasi u kapën duke drejtuar motomjete, pa leje drejtimi;
-Sh. M., 22 vjeç, banues në fshatin Levan dhe Sh. T., 65 vjeç, banues në fshatin Ngurrëz, pasi u kapën duke drejtuar motomjete pa targa. Gjithashtu, këta shtetas ishin të papajisur me leje drejtimi.
Stacioni i Policisë Patos shpalli në kërkim shtetasin A. B., 23 vjeç, banues në fshatin Dukas, pasi për motive të dobëta, ka dëmtuar dyert e biznesit të xhaxhait të tij. Punohet për kapjen e 23-vjeçarit.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Në spitalin Rajonal të Fierit ka mbërritur pa shenja jete shtetasi K. Y., 55 vjeç, banues në fshatin Lapulec, Mallakastër, i cili dyshohet se e ka humbur jetën gjatë transportit në spital, si pasojë e arrestit kardiak.
Në spitalin e Lushnjës është paraqitur për ndihmë mjekësore shtetasja I. D., 76 vjeçe, me probleme të shëndetit mendor, e cila dyshohet se ka dëmtuar veten me mjet prerës (thikë). 76-vjeçarja është në kujdesin e mjekëve, aktualisht jashtë rrezikut për jetën.
Grupe hetimore po punojnë për të dokumentuar me prova ligjore rrethanat e këtyre rasteve.