Drejtoria Vendore e Policisë Fier, gjatë 24 orëve të fundit

Policia Rrugore:

-arrestoi shtetasin F. B., 21 vjeç, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.

-referoi materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin F. Ll., 60 vjeç dhe për dy 16-vjeçarë, pasi u kapën duke drejtuar motomjete, pa targa. Gjithashtu, këta shtetas ishin të papajisur me leje drejtimi.

Komisariati i Policisë Divjakë arrestoi shtetasin M. T., 34 vjeç dhe shpalli në kërkim shtetasit F. T., 38 vjeç, R. H., 33 vjeç dhe M. S., 19 vjeç, të katërt banues në Lushnjë, pasi dyshohet se për motive të dobëta, janë konfliktuar me 3 shtetas në një lokal në Divjakë. Punohet intensivisht për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim dhe për sqarimin e rrethanave të konfliktit.

Komisariati i Policisë Mallakastër arrestoi shtetasit:

-A. Z., 49 vjeç, banues në Ballsh, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij, e cila është e pajisur me urdhër mbrojtjeje;

-A. N., 46 vjeç, banues në Ballsh, pasi ka dhunuar dhe ka kanosur bashkëjetuesen e tij.

Komisariati i Policisë Fier shpalli në kërkim shtetasin S. B., 50 vjeç, banues në fshatin Kraps, pasi nga kontrolli në banesën e tij, u konstatua se mbante 1 armë gjahu pa leje, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Punohet për ndalimin e këtij shtetasi.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.