Drejtoria Vendore e Policisë Fier
Policia Rrugore arrestoi shtetasit R. B., 66 vjeç, banues në Roskovec, dhe A. Q., 58 vjeç, banues në Lushnjë, pasi u konstatuan nga shërbimet e Policisë, duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.
Komisariati i Policisë Fier shpalli në kërkim shtetasit A. K., 53 vjeç, dhe E. K., 45 vjeç, pasi dyshohet se kanë goditur me grushte kamerierin e lokalit të tyre, për motive të dobëta.
Në Komisariatin e Policisë Divjakë është paraqitur shtetasi S. K., 51 vjeç, banues në fshatin Çermë Sektor, i cili ka kallëzuar se i kanë vjedhur automjetin. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.