Drejtoria Vendore e Policisë Fier, gjatë 24 orëve të fundit

Drejtoria Vendore e Policisë Fier

Komisariati i Policisë Fier arrestoi shtetasit:

-R. Ç., 30 vjeç, banues në fshatin Radostinë, pasi u konstatua nga shërbimet e Policisë në lëvizje, duke thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, të vendosur nga Gjykata;

-P. S., 52 vjeç, banues në fshatin Zhupan, pasi dyshohet të ketë vjedhur një çadër në lokalin e shtetasit F. I..

Policia Rrugore referoi materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin E. H., 21 vjeç, banues në fshatin Ndërmenas, pasi duke drejtuar motomjetin, ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga. Si pasojë e daljes së motomjetit nga rruga, është dëmtuar shtetasi E. H., dhe një pasagjer që ndodhej në motomjet, të cilët ndodhen në spital për ndihmë mjeksore, jashtë rrezikut për jetën.

Komisariati i Policisë Lushnjë referoi materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin N. Zh., 52 vjeç, banues në fshatin Zhamë, pasi ka ushtruar dhunë ndaj babait të tij, i cili u pajis me urdhër mbrojtjeje.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Në Komisariatin e Policisë Mallakastër është paraqitur shtetasi M. G., 70 vjeç, banues në Ballsh, i cili kallëzon se ka humbur kontaktet me djalin e tij 38 vjeç, i cili vuan nga probleme të shëndetit mendor. Po punohet për gjetjen e tij.

Ditën e djeshme, në fshatin Bubullimë, Lushnjë, është gjetur nga të afërmit, në banesën e saj, pa shenja jete, shtetasja M. Dh., 57 vjeçe. Nga këqyrja paraprake e trupit të saj, nuk janë konstatuar shenja dhune dhe dyshohet se e ka humbur jetën për shkaqe natyrale. Grupi hetimor vijon të punojë për dokumentimin me prova ligjore të shkakut të humbjes së jetës.

Më datë 23.06.2024, rreth orës 09:15, në fshatin Varibop, Fier, është gjetur nga familjarët, pa shenja jete, dyshohet i vetëvarur në oborrin e banesës, shtetasi B. D., rreth 61 vjeç.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti.