Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan
Komisariati i Policisë Elbasan arrestoi në flagrancë shtetasin D. B., 47 vjeç, banues në Peqin, pasi ka ushtruar dhunë ndaj motrës së tij dhe e ka kanosur që t’i jepte një shumë parash.
Sektori i Qarkullimit Rrugor arrestoi në flagrancë shtetasin E. M., 31 vjeç, banues në Gramsh, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.
Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme referoi materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasit Sh. S., 69 vjeç dhe T. S., 45 vjeç, banues në Elbasan, si edhe vijon puna për kapjen e shtetasve P. M., 31 vjeç dhe P. M., 26 vjeçe, pasi dyshohet se në dhjetor të vitit 2023, kanë trafikuar një automjet, në Shqipëri.
Seksioni për Hetimin e Narkotikëve referoi materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasit I. Ç.,38 vjeç dhe R. A., 31 vjeç, pasi gjatë kontrolli fizik, iu gjetën dhe sekuestruan sasi të vogla të lëndës së dyshuar narkotike cannabis sativa.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.