Drejtoria Vendore e Policise Elbasan
Komisariati i Policisë Peqin arrestoi në flagrancë shtetasin B. M., 49 vjeç, banues në Peqin, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij dhe djalit të tyre 15 vjeç.
Komisariati i Policisë Elbasan arrestoi në flagrancë shtetasin A. E., 33 vjeç, banues në Elbasan, pasi në gjendje të dehur, ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij dhe 2 fëmijëve të tyre të mitur.
Komisariati i Policisë Librazhd arrestoi shtetasin P. S., 45 vjeç, banues në Prrenjas, pasi ka thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, të caktuar nga Gjykata, për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”. Ky shtetas u kap nga shërbimet e Policisë Kufitare Qafë Thanë, në tentativë për t’u larguar nga Shqipëria.
Seksioni për Hetimin e Narkotikëve referoi materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin A. A., 23 vjeç, banues në Elbasan, pasi gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i gjetën dhe sekuestruan një sasi të vogël lënde narkotike cannabis sativa.
Komisariati i Policisë Cërrik referoi materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin M. B., 51 vjeç, me detyrë teknik kabllori në një firmë, për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, pasi gjatë punës është dëmtuar lehtë punonjësi i firmës, shtetasi M. D., 38 vjeç.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.