Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan
Sektori i Qarkullimit Rrugor arrestoi në flagrancë shtetasit:
-E. H., 41 vjeç, pasi ditën e djeshme, në rrugën “Qemal Stafa”, me automjetin që drejtonte, ka përplasur shtetasin H. M., 94 vjeç, këmbësor. Si pasojë, shtetasi H. M. ka humbur jetën në spital;
-E. M., 31 vjeç, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur;
-L. R., 38 vjeç, banues në Elbasan, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.
Komisariati i Policisë Cërrik arrestoi në flagrancë shtetasin A. T., 44 vjeç, banues në Belsh, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij. Gjithashtu, 44-vjeçari, në momentin e shoqërimit në ambientet e Policisë, ka dëmtuar derën e dhomës së shoqërimit.
Komisariati i Policisë Elbasan
-arrestoi shtetasin R. K., 38 vjeç, banues në Elbasan, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëjetueses së tij;
-referoi materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin G. H., 26 vjeç, pasi gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me grushte shtetasin A. R., 22 vjeç;
-referoi materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit Sh. Ç., 56 vjeç dhe I. Ç., 20 vjeç, të dy banues në fshatin Griqan, pasi dyshohet se për motive pronësie, janë konfliktuar me njëri-tjerin.
Më datë 30.06.2024, rreth orës 11:30, në liqenin e fshatit Shtith, dyshohet se është vetëmbytur shtetasi B. T., 47 vjeç (shtetas me probleme mendore). Nga këqyrja paraprake e trupit të 47-vjeçarit, nuk janë konstatuar shenja dhune.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.