Drejtoria Vendore e Policisë Dibër
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Dibër, arrestuan në flagrancë shtetasin F.Gj., 47 vjeç, banues në Peshkopi, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj babait të tij.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Mat, referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin R.M., 62 vjeç, banues në Klos, pasi ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj bashkëshortes së tij.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.