Drejtoria Vendore e Policisë Dibër
Komisariati i Policisë Dibër, referoi materialet në Prokurori ku filloi procedimi penal në gjendje të lirë, për shtetasin A.M., 56 vjeç, banues në Dibër, pasi është konstatuar duke kryer punime ndërtimi, pa u pajisur me leje nga organet përkatëse.
Seksioni për Hetimin e Krimeve, referoi materialet në Prokurori ku filloi procedimi penal për shtetasit D.Gj., 27 vjeç; U.T., 46 vjeç, banues në Bulqizë, pasi nuk i janë bindur urdhërit të punonjësit të policisë së rendit publik, për të ndaluar.
Seksioni për Hetimin e Krimeve Kibernetike, referoi materialet në Prokurori, pasi një 19- vjeçare, nga Bulqiza, ka kallzuar se në rrjete sociale është kërcënuar nga persona të panjohur. Vijojnë hetimet për identifikimin dhe vënien para përgjegjësisë ligjore autorët e këtij rasti.
Sektori i Policisë Rrugore, referoi materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasit:
-A.H., 39 vjeç, banues në Dibër, pasi në vendin e quajtur ‘Shkallë’, automjeti që drejtonte është përplasur me një automjet tjetër, me drejtues shtetasin U.K. Si pasojë mbetën të dëmtuar dy drejtuesit e mjeteve, të cilët ndodhen në spital dhe jashtë rrezikut për jetën.
-E.B., 43 vjeç, banues në Dibër, pasi në fshatin Sllovë, automjeti që drejtonte është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin E.L. Si pasojë mbetën të dëmtuar dy drejtuesit e mjeteve dhe një pasagjer të cilët ndodhen në spital dhe jashtë rrezikut për jetën.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.