Shërbimet e Komisariatit të Policisë Berat referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen L. B., banuese në Berat, pasi për shkak të përhapjes së zjarrit që kjo shtetase kishte ndezur në tokën e saj, për të djegur mbeturina, është djegur një sipërfaqe toke në vendin e quajtur “Blloku i fiqve”.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Berat Kuçovë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin Z. B., për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen S. M., 45 vjeçe, banuese në Berat, pasi ka aplikuar për pasaportë, me të dhënat e motrës së saj.
Ditën e djeshme, kanë bërë kallëzime:
-shtetasja E. L., 43 vjeçe, se prej muajit qershor 2024, ka humbur kontaktet me djalin e saj, shtetasin E. L., 23 vjeç, i cili ndodhej në Zvicër. Punohet në bashkëpunim me partnerët, për gjetjen e shtetasit E. L.;
-vëllezërit, shtetasit E. D., 41 vjeç dhe I. D., 31 vjeç, se iu janë vjedhur në banesat e tyre, në fshatin Gajdë, 1 armë gjahu, 1 kasafortë me dokumente dhe pajisja DVR e kamerave të sigurisë. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve të vjedhjeve.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, për veprime të mëtejshme.