Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Drejtues Madhor Skender Hita dhe Ministri i Brendshëm Besfort Lamallari vizituan në Spitalin e Traumës, 2 punonjësit e Policisë që u dëmtuan gjatë protestës së zhvilluar sot, përpara Parlamentit.
Ata uruan shërim sa më shpejtë për 2 punonjësit e Policisë që po marrim mjekim në Spitalin e Traumës dhe për kolegun e tyre, i dëmtuar gjithashtu gjatë protestës, i cili po merr ndihmën mjekësore në QSUT.
