Ditën e sotme, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Drejtues Madhor Muhamet Rrumbullaku zhvilloi një takim me ambasadoren e SHBA-së në Shqipëri, Yuri Kim.
Gjatë takimit, ambasadorja Kim dhe Drejtori i Policisë së Shtetit Rrumbullaku diskutuan bashkëpunimin në rritje SHBA-Shqipëri, në zbatimin e ligjit kundër rrjeteve kriminale, trafikut të drogës dhe kërcënimeve kibernetike. Ambasadorja theksoi rolin vendimtar të Policisë së Shtetit, në sigurimin e një procesi të sigurt dhe të hapur në zgjedhjet e ardhshme, në përputhje me standardet ndërkombëtare dhe ligjin shqiptar. Drejtori i Përgjithshëm e siguroi ambasadoren se Policia e Shtetit është e angazhuar maksimalisht për garantimin e një procesi zgjedhor që përmbush standardet ligjore.

