Drejtori i Përgjithshëm Skender Hita priti në takim delegacionin e IPA – Seksion Albania, të kryesuar nga z. Skënder Doda

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Skender Hita, priti në takim delegacionin e IPA – Seksion Albania, të kryesuar nga z. Skënder Doda, i cili përcolli vlerësimet dhe falënderimet e kolegëve të huaj për Policinë e Shtetit, për profesionalizmin e treguar në organizimin e takimit të 31-të të IPA-s së vendeve të Mesdheut.

Drejtori Hita vlerësoi rolin e IPA – Seksion Albania në forcimin e bashkëpunimit dhe miqësisë ndërmjet punonjësve të Policisë, duke rikonfirmuar mbështetjen e Policisë së Shtetit për aktivitetet e saj.