Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Drejtues Madhor Muhamet Rrumbullaku është duke zhvilluar një vizitë pune në Kosovë. Ai u prit në një takim prezantues, nga homologu i tij, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë se Kosovës z. Fehmi Hoti.
Në fokus të këtij takimi tejet miqësor, ishin vlerësimi i bashkëpunimit të deritanishëm ndërmjet policive simotra, dhe zotimi për zgjerimin e mëtejshëm të këtij bashkëpunimi, për çështje me interes të përbashkët. Në këtë kuadër, u nënshkrua edhe një memorandum bashkëpunimi midis 2 drejtuesve, për aspekte ndërkombëtare që lidhen me detyrat funksionave të të dy policive.