Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit i akordon punonjësit të Policisë z. Sokol Qokaj “Certifikatë për shërbime të dalluara”

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit i akordon punonjësit të Policisë z. Sokol Qokaj “Certifikatë për shërbime të dalluara” me motivacionin “Për aftësitë dhe përkushtimin e treguar në përmbushjen e detyrave gjatë viteve të punës në shërbim të Policisë së Shtetit”.

Me mesazhin se njerëzit e punës e të ndershëm, pavarësisht gradave e pozicioneve vlerësohen po njëlloj, certifikata i është dorëzuar z. Qokaj gjatë ceremonisë së martesës së djalit të tij, duke e surprizuar atë dhe familjarët e tij.

Sokol Qokaj prej 35 vitesh punon në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, ku ka kryer detyra të ndryshme, të cilat i ka përmbushur me përkushtim, dinjitet e ndershmëri.