Gjatë ceremonisë së zhvilluar në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë Fier, zëvendësdrejtori për Hetimin e Krimit, Kryekomisar Alket Ahmetaj, dhe zëvendësdrejtori për Rendin dhe Sigurinë Publike, Kryekomisar Taulant Gjoka, në emër të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, u dorëzuan Certifikatat e Karrierës inspektorëve Ylli Koroveshaj dhe Gramos Ruçaj, me motivacionin: “Për kontributin e vyer të dhënë gjatë viteve të punës në radhët e Policisë së Shtetit.”
Gjatë karrierës së tyre 35-vjeçare, inspektorët Ylli Koroveshaj dhe Gramos Ruçaj janë dalluar për profesionalizëm, korrektësi dhe integritet, duke shërbyer me përkushtim dhe duke u bërë shembull për kolegët dhe brezat e rinj të punonjësve të Policisë së Shtetit.
Në përfundim të ceremonisë, dy efektivët falënderuan drejtuesit për vlerësimin e akorduar me Certifikatën e Karrierës, si dhe u uruan kolegëve të tyre suksese të mëtejshme në përmbushjen e detyrave.

